VIDEO/ Muriqi nuk e pret mirë zëvendësimin, trajneri flet pas ndeshjes: Kërkojë falje në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Muriqi nuk e pret mirë zëvendësimin, trajneri flet pas ndeshjes: Kërkojë falje në dhomat e zhveshjes

09:32, 01/04/2023

Mallorca ka barazuar sot pa gola përballë Osasunas në ndeshjen që hapte javën e 27 në La Liga, një ndeshje ku Vedat Muriqi si rrallëherë u pa të protestonte ndaj… trajnerit të tij.

Në minutën e 76-të të ndeshjes, Muriqi pa numrin në tabelën e zëvendësimeve dhe rëagoi menjëherë ndaj këtij vendimi me shenja ndaj teknikut të tij. Ai më pas u kthye në pankinë dhe ishte dukshëm i inatosur, teksa po komentonte me shokët e skuadrës vendimin e trajnerit Aguirre.

Një situatë që padyshim nuk i ka pëlqyer sulmuesit të Kosovës i cili ndoshta shpresonte që me kthimin në kampionat, të kthehej edhe te goli i cili i mungon që nga muajin shkurt dhe të cilin nuk e gjeti as në grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e marsit.

I pyetur pas ndeshjes nga gazetarët për veprimin e Muriqit, trajneri i Mallorca-s, Javier Aguirre u shpreh se askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet, po megjithatë ai kërkoi falje në dhomat e zhveshjes.

"Lodhje muskulare, në thelb. Nuk mendoj asgjë tjetër. Ishte lodhje edhe e Kangit edhe e Muriqit. Muriqi nuk dukej i lumtur, sepse askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet. Por ai kërkoi falje në dhomën e zhveshjes për informacionin tuaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco