Presidenti i Napolit shpërthen ndaj UEFA-s: Jemi skllevër

Presidenti i Napolit shpërthen ndaj UEFA-s: Jemi skllevër

21:56, 31/03/2023

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, kritikon UEFA-n.

Napoli pret Milanin të dielën në “Diego Maradona”, sfidë për llogari të Serie A.

Më pas dy përballjet çerekfinale të Champions League (12 dhe 18 prill).

“Këto janë fatkeqësisht problemet e një UEFA pa kokë… Imagjinoni sikur të përballeshim me Milanin edhe në Kupën e Italisë, do të ishte qesharake. Ashtu siç është qesharake të luash 3 herë ndaj të njëjtës skuadër”, deklaroi presidenti i Napolit.

“Milani duhet të kishte luajtur kundër një ekipi tjetër europian dhe Napoli duhet të kishte luajtur kundër një skuadre tjetër europiane. Fatkeqësisht, derisa të ndryshojmë UEFA-n, ne të gjithë do të jemi skllevër të një Ministrie futbolli”, shtoi numri 1 i klubit napoletan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco