Jurgen Klopp, asgjë speciale për super sfidën me Manchester Cityn

Jurgen Klopp, asgjë speciale për super sfidën me Manchester Cityn

20:33, 31/03/2023

Liverpool do të jetë mysafir në “Etihad Stadium” të shtunën në orën 13:30, megjithatë trajneri Jurgen Klopp duket se nuk ka përgatitur asgjë speciale për këtë takim.

Në intervistën para ndeshjes, tekniku gjerman ka zbuluar se gjatë ndërprerjes së kampionatit ka menduar më së shumti për merkaton e verës, sesa për sfidën ndaj Manchester Cityt.

“Nuk është se kemi punuar specifikisht për ndeshjen, pasi shumica e lojtarëve mungonin. Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të zënë duke menduar për merkaton e verës së ardhshme. Megjithatë jam i bindur që skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Manchester City-t”, deklaroi tekniku gjerman i Liverpoolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco