Luis Enrique i mbyll derën Brazilit: Nuk mendoj se jam profil i përshtatshëm për 'Seleçaon'

Luis Enrique i mbyll derën Brazilit: Nuk mendoj se jam profil i përshtatshëm për 'Seleçaon'

20:24, 29/03/2023

 

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique në një intervistë të dhënë për “Ser Gijón” ka folur për të ardhmen e tij.

Do të më pëlqente shumë të trajnoja në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë kampionatin anglez se atë spanjoll, por nuk dua të krijoj iluzione, nuk e shoh vetën në Premier në qershor. Dua të drejtoj një skuadër që të luftojë për objektiva të caktuara dhe kjo i zvogëlon shumë mundësitë e zgjedhjes.

Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga klube. Brazili? Ka shumë kombëtare që po kërkojnë trajner. Nuk besoj se jam profili i përshtatshëm për një kombëtare si ajo braziliane. Asnjë nga Brazili nuk më ka kontaktuar”, ka thënë mes të tjerash Luis Enrique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco