Alves në burg me akuzën e rëndë, vjen kthesa e papritur… Publikohen mesazhet me ndërmjetës të brazilianit dhe vajzës 23-vjeçare

Alves në burg me akuzën e rëndë, vjen kthesa e papritur… Publikohen mesazhet me ndërmjetës të brazilianit dhe vajzës 23-vjeçare

12:17, 29/03/2023

Dani Alves ndodhet në burg të përkohshëm pa kusht që nga 20 janari. Futbollisti brazilian po pret që të mbahet gjyqi për akuzën e përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare prej tij në banjën e klubit të natës “Sutton” në Barcelonë.

Këtë të hënë, programi “The Ana Rosa” zbuloi ekskluzivisht mesazhet e shkëmbyera mes Bruno Brasil, mikut të ngushtë të ish-mborjtësit të Barcelonës, dhe kushëririt të ankueses disa ditë pas asaj që ndodhi. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në agimin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar.

Të dy, Bruno Brasil, i cili zakonisht viziton Alves çdo javë në burgun “Brians 2”, si dhe kushëriri i vajzës 23-vjeçare që e ka denoncuar futbollistin për përdhunim, ishin të pranishëm më 31 dhjetor në lokalin e sipërcituar të natës, kështu që mesazhet e tyre janë shumë të rëndësishme.

Sipas rrëfimit të gazetares Mayka Navarro, ka qenë personi i besuar i futbollistit ai që ka kontaktuar me të renë përmes Instagramit. “Le të bëhemi vëllezër. Shtëpia ime është në… Nuk jam gjithmonë aty, por çfarë të duhet? Këtu jam, në dispozicion”, – ka shkruar ai.

“Më pëlqeu motra jote dhe ti si njerëz. Jam gjithmonë gati të takoj miq të mirë”, – vijoi Bruno Brasil. Një mesazh që mori shpejt përgjigje nga kushëriri i ankueses, edhe pse shumë më konciz: “Faleminderit, e njëjta gjë edhe për ju. Gëzuar Vitin e Ri!”

Mayka Navarro tregon se kjo bisedë është pjesë e mesazheve të interceptuara nga policia tashmë: “E vërteta është se interpretimi është i ndryshëm nëse bëhet nga avokati mbrojtës i Alves apo nga prokuroria. Sipas avokatëve të Alves ato mesazhe pasqyrojnë normalitetin dhe sigurojnë që në momentin që u zhvillua ajo bisedë, kushëriri tashmë e dinte se çfarë kishte ndodhur në banjë”.

Nga ana e saj, avokatja e “viktimës” ka një tjetër interpretim të bisedës: “Ajo që bëri miku i futbollistit brazilian ishte kontakti me ta për të krijuar një marrëdhënie dhe për të identifikuar nëse në ndonjë moment kishin ndërmend të bënin ndonjë padi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco