VIDEO/ Ronaldinho vijon të mrekullojë me topin, me një buzëqeshje në fytyrë braziliani gëzoi sërish fansat

VIDEO/ Ronaldinho vijon të mrekullojë me topin, me një buzëqeshje në fytyrë braziliani gëzoi sërish fansat

10:08, 29/03/2023

Gjatë karrierës së tij, futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho (43) ishte një lojtar që të gjithë e shikonin me kënaqësi dhe se ai ende ka magji futbolli në këmbë dhe teknikë perfekte, e tregon videoja që ka postuar në profilin e tij në Twitter.

Në videon që ka publikuar në profilin e tij, Ronaldinho shihet teksa shkëlqen në lojën e përzierjes së volejbollit dhe futbollit në rërë dhe se edhe sot e kësaj dite çdo kontakt me topin është tepër i lehtë dhe plot ndjenjë, ashtu siç ishte gjatë karrierës së tij aktive kur luante futboll.

Të gjitha këto, si gjatë karrierës së tij futbollistike, i bën me buzëqeshje në fytyrë, prandaj nuk është për t'u habitur që i ka gëzuar të gjithë futbolldashësit pak më të rritur, të cilëve u ka kujtuar qoftë edhe për një moment atë që ka ofruar në fushë.

Për kujtesë, djali i tij Joao Mendes (18) së fundmi ka nënshkruar kontratë me skuadrën juniore të Barcelonës, e cila sipas ESPN do të zgjasë deri në verën e vitit 2024.

Ronaldinho kaloi pesë vjet në Camp Nou si lojtar nga 2003 deri në 2008. Ai luajti më shumë se 200 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi pothuajse 100 gola, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligës.

 

Ai ishte në ekipin brazilian që fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 dhe tani punon si ambasador i klubit të Barcelonës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco