Messi realizon het-trick në fitoren e Argjentinës, rekordi i Ronaldos nuk është i paarritshëm

Messi realizon het-trick në fitoren e Argjentinës, rekordi i Ronaldos nuk është i paarritshëm

09:28, 29/03/2023

Skuadra e futbollit të Argjentinës mposhti ishullorët e Curacaos me rezultat 7-0 në një ndeshje miqësore dhe Lionel Messi shënoi hat-trick për të arritur shifrën e 102 golave ​​me kombëtaren.

Skuadra e Lionel Scalonit shënoi pesë gola në pjesën e parë, tre prej të cilëve i shënoi Messi. Lojtari i PSG-së shënoi golin e epërsisë pas 20 minutave lojë të luajtura në “Santiago del Estero”. Një gol special për numrin 10 të amerikano-latinëve duke qenë se bëhej fjalë për golin numër 100 me fanellën albiceleste. Nicolas Gonzalez dyfishoi epërsinë e vendasve menjëherë me një goditje me kokë.

Messi shënoi për 3-0 në minutën e 33-të, më pas asistoi Enzo Fernandez për golin e katërt dy minuta më vonë. Kapiteni i Gauchos në minutën e 37-të realizoi një hat-trick për 5-0 pas pjesës së parë.

 

 

Angel Di Maria hyri në listën e golashënuesve pas një goli nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 78-të dhe Gonzalo Montiel, i cili shënoi penalltinë e fundit për Argjentinën në finalen e Botërorit, vulosi triumfin tre minuta para fundit për finalen 7- 0.

 

Messi tashmë është mbrapa vetëm dy lojtarëve në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me fanellën e kombëtares në ndeshjet zyrtare dhe përballë tij janë Cristiano Ronaldo me 122 dhe iraniani Ali Daei me 109 gola.

 

Argjentina do të jetë në krye të renditjes së FIFA-s nga prilli dhe do të rrëzojë nga froni liderët e mëparshëm Brazilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco