EURO 2024/ Norvegjia nuk ia del pa Haaland, lë dy pikë në Gjeorgji

EURO 2024/ Norvegjia nuk ia del pa Haaland, lë dy pikë në Gjeorgji

20:37, 28/03/2023

Norvegjia nuk ia del pa Haaland. Kombëtarja skandinave nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Gjeorgji dhe tani numëron vetëm një pikë në grupin A

Alexander Sorloth kaloi në avantazh Norvegjinë në pjesën e parë. Sulmuesi i Sociedad zhbllokoi takimin me një goditje të bukur (15’).

Vendasit barazuan pas një ore lojë. Georges Mikautadze la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Miqtë tentuan fitoren, por Sorloth (72’) dhe kapiteni Martin Odegaard (76’) humbën shanse të pastra pas golit të gjeorgjianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco