Kualifikueset për Euro 2024/ Luhen sot 7 takimet e fundit, Kosova zbret në fushë

Kualifikueset për Euro 2024/ Luhen sot 7 takimet e fundit, Kosova zbret në fushë

18:48, 28/03/2023

 

Sot luhen dhe ndeshjet e fundit për kualifikueset për Euro 2024, të cilat rikthehen të luajnë sërish në muajin qershor. 7 takime do të luhen ditën e sotme, ku kryefjala është Kosova e cila luan ndeshjen e dytë për fazën eliminatore.

Në orën 18:00, ka startuar ndeshja e parë e Grupit A ,Gjeorgji-Norvegji e cila aktualisht është me rezultatin 0-1.

Ndeshja e dytë e këtij grupi është Skoci-Spanjë, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45.

Në të njëjtën orë si më lart, Kosova do të presë në shtëpi një kundërshtar të lehtë në letër si Andorra. Dardanët kërkojnë tre pikët ndaj miqve në mënyrë që të arrisin në kuotën e 4 pikëve në Grupin I.

Po në të njëjtin grup, në orën 20:45 do të luhen dhe dy takime tjera si Zvicër-Izrael dhe Rumani-Bjellorusi. Ndërsa Grupi D do të luajë dy takime të tjera si Turqi-Kroaci dhe Uells-Latvi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco