Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Shqipëria e pafat, kuqezinjtë e nisin rrugën drejt Euro 2024 me humbje përballë Polonisë

Shqipëria e pafat, kuqezinjtë e nisin rrugën drejt Euro 2024 me humbje përballë Polonisë

22:39, 27/03/2023

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Vendasit qarkullojnë topin në minutat e para të sfidës, por nuk arrijnë që të rrezikojnë seriozisht portën e Strakoshës. Kuqezinjtë mbrohen mirë dhe gradualisht fillojnë të shohin drejt sulmit. Cikalleshi i afrohet golit të avantazhit me një gjuajtje të fortë nga distanca, por Shezni grushton në këndore.

Kur dukej sikur 45 minutat e para do të mbylleshin në barazim, vendasit përfitojnë nga një goditje standarde dhe arrijnë të shënojnë golin e avantazhit.

Shqipëria mundohet të reagojë në pjesën e dytë, duke sulmuar me forca të shumta. Kuqezinjtë I afrohen golit të barazimit fillimisht me Uzunin dhe më pas me Asllanin, por Shezni u mohon festën duke ruajtur portën të paprekur. Asllani tenton portën nga distanca, por nuk arrin të gjejë kuadratin.

Polonia kundërpërgjigjet duke rrezikuar në dy raste me Lewandowskin, por është Mihaj ai që largon topin në vijën fatale.

Shqipëria nuk dorëzohet dhe ka një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por gjuajtja e Uzunit përfundon jashtë. Pavarësisht përpjekjeve të djemve kuqezi, Shqipëria nuk arrin të evitojë humbjen në Varshavë. Nis me humbje rrugëtimi drejt Euro 2024, por Shqipëria e Sylvinhos premton shumë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco