Lajme të mira nga infermieria e Interit, rikuperohen tre lojtarë për sfidën ndaj Fiorentinës

Lajme të mira nga infermieria e Interit, rikuperohen tre lojtarë për sfidën ndaj Fiorentinës

21:00, 27/03/2023

Lajme të mira vijnë nga infermieria për Simone Inzaghin në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ku zikaltërit e Interit do të luajnë në shtëpi kundër Fiorentinës.

Sipas “Sky Sport”, gjatë ditës së sotme Federico Dimarco, Robin Gosens dhe Alessandro Bastoni kanë kryer stërvitje individuale, por në fushë dhe me ritëm të mirë.

Të tre mund të bashkohen me grupin në ditët e ardhshme dhe do të jenë në dispozicion të teknikut Inzaghi për sfidën ndaj Fiorentinës. Ndryshe është situata e Milan Skriniar, që kërkon më shumë kujdes dhe gjendja e tij fizike do të monitorohet javë pas jave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco