'Duhet të tentojmë fitoren', Duka: Uroj që këta çuna t’i çojnë shqiptarët në EURO 2024

'Duhet të tentojmë fitoren', Duka: Uroj që këta çuna t’i çojnë shqiptarët në EURO 2024

20:33, 27/03/2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli nga Varshava në prag të duelit mes Polonisë dhe Shqipërisë, teksa u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë e kanë të gjithë potencialin për të tentuar fitoren.

“Entuziazëm, besim dëshirë, futbolli është lojë, të shikojmë çdo të dhurojë fusha. Çdo ndeshje është e rëndësishme, nuk ka kundërshtar të dobët. Kemi një staf të ri, fillimin e edicionit, kundër skuadrës favorite, për këtyre arsye është e rëndësishme. Duhet të tentojmë fitore, të luajmë shanset tona, kemi kualitetet tona, pse jo mos luajmë shanset tona.

Është përgjegjësi më shumë se sa emocion. Vlerësim për një ndeshje të tillë. Këtë gjë e kanë edhe futbollistët. Ata janë profesionistë. Duhet të shmangin mbingarkesat dhe të japin më të mirën e tyre. I kemi me këmbë në tokë, nuk i kemi mbingarkuar. Respekt për Poloninë, që ka yje dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ne duhet të luajmë shanset tona.

Ndeshja e fundit në Armeni kur vulosëm që jemi pjesë e 2016, ka qenë emocionuese. Uroj që këto çuna të kenë të njëjtën energji dhe t’i çojnë shqiptarët në Euro 2024 Gjermani. Ne jemi një me ekipin. Nëse jemi një do të bëjmë një hap më shumë”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco