VIDEO/ Kombëtarja debuton me fanellat e reja në ndeshjen ndaj Polonisë

VIDEO/ Kombëtarja debuton me fanellat e reja në ndeshjen ndaj Polonisë

20:06, 27/03/2023

 Në duelin e parë të kualifikuesve të Euro 2024, Shqipëria luan ndaj Polonisë me fanellat e saj të reja. Ndeshja ndaj Polonisë, Kombëtarja debuton me fanellat e reja

Një dizajn i veçantë me shqiponjën dykrenare e cila është risia e këtij edicioni, pasi është vendosur në mënyrë të dukshme në pjesën ballore të fanellës. Ndërkohë, në pjesën mbrapa janë vendosur një sistem i ri numrash, pak më të ndryshëm nga ata që jemi mësuar të shohim më përpara në fanellat e kombëtares.

FSHF ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon ambientet e brendshme në stadiumin e Varshavës, ku janë të vendosura të gjithë fanellat e të përzgjedhurve nga trajneri Silvinjo për këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco