EURO 2024/ Publikohen formacionet e 7 sfidave të mbrëmjes

EURO 2024/ Publikohen formacionet e 7 sfidave të mbrëmjes

19:49, 27/03/2023

Janë publikuar formacionet zyrtare të 7 takimeve për fazën eliminatore të evropianit, të cilat do të nisin në orën 20:45. 

Në Grupin E ku bën pjesë dhe Kombëtarja Shqiptare, Moldavia do të presë në shtëpi Republikën Çeke.

Grupi B do të vijë me dy takime interesante si Hollandë-Gjibraltar dhe Irlandë-Francë. “Gjelat” vijnë në këtë takim pas një fitoreje të frikshme ndaj Holandës me shifrat 4-0.

Takimet Suedi-Azerbajxhan dhe Austri-Estoni janë sfida të vleshme për Grupin F. Kryesimin e këtij grupi e mban Austria me pikë të barabarta me Belgjikën e cila do të jetë pushim.

Dhe në fund, Grupi G do të vijë me dy sfida interesante si Hungari-Bullgari dhe Mali i Zi-Serbi.

Sonte vendoset kryesuesi i këtij grupi i cili mbahet nga Serbia me një gol më shumë se kundërshtari i sotëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco