Formacionet zyrtare/ Poloni-Shqipëri, Sylvinho zbulon 11 luftëtarët që do të zbresin në fushë

Formacionet zyrtare/ Poloni-Shqipëri, Sylvinho zbulon 11 luftëtarët që do të zbresin në fushë

19:27, 27/03/2023

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45. 

Në portë do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe Elseid Hysajt. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Andorra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco