Zyrtare/ Poloni-Shqipëri, çatia e Stadiumit 'PGE Narodowy' do jetë e mbyllur

Zyrtare/ Poloni-Shqipëri, çatia e Stadiumit 'PGE Narodowy' do jetë e mbyllur

18:12, 27/03/2023

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në Stadiumin Kombëtar të Polonisë “PGE Narodowy” do të zhvillohet me çati të mbyllur.

Një vendim i tillë është marrë pas takimit të delegatit të UEFA-s me përfaqësuesit e Federatës Polake të Futbollit, raportojnë mediet polake. Është në përputhje me rekomandimet e inspektorit të ndërtimit, megjithëse rekomandimi i tij ishte i ndryshëm.

Për shkak të një defekti në çatinë në Stadiumin Kombëtar të Polonisë të zbuluar para Botërorit në Katar, nuk dihej se ku do të luante kombëtarja takimin e së hënës.

Stadiumi i ka kaluar të gjitha inspektimet dhe ndeshja mund të luhet në kryeqytet. Paraditen e kësaj së hëne është marrë një vendim për çatinë në Stadiumin Kombëtar.

“Çatia në Stadiumin Kombëtar në Varshavë u mbyll zyrtarisht për ndeshjen kundër Shqipërisë. Një vendim i tillë u mor pas takimit të delegatit të UEFA-s me PZPN. Edhe operatori i Stadiumit Kombëtar rekomandoi lojën me çatinë të mbyllur!” – bën me dije federata polake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco