Kualifikueset Euro 2024/ Luhen sot në orën 20:45 dhe 7 takime interesante

Kualifikueset Euro 2024/ Luhen sot në orën 20:45 dhe 7 takime interesante

16:36, 27/03/2023

 

7 takime të tjera interesante luhen sot për fazën eliminatore të europianit në orën 20:45.  Në Grupin E ku bën pjesë dhe Kombëtarja Shqiptare, Moldavia do të presë në shtëpi Republikën Çeke në orën 20:45.

Në të njëjtën orë, Grupi B do të vijë me dy takime interesante si Hollandë-Gjibraltar dhe Irlandë-Francë. “Gjelat” vijnë në këtë takim pas një fitoreje të frikshme ndaj Holandës me shifrat 4-0.

Në orën 20:45, takimet Suedi-Azerbajxhan dhe Austri-Estoni janë sfida të vleshme për Grupin F. Kryesimin e këtij grupi e mban Austria me pikë të barabarta me Belgjikën e cila do të jetë pushim.

Dhe në fund, Grupi G do të vijë me dy sfida interesante si Hungari-Bullgari dhe Mali i Zi-Serbi në orën 20:45. Sonte vendoset kryesuesi i këtij grupi i cili mbahet nga Serbia me një gol më shumë se kundërshtari i sotëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco