Telashe për Milanin, dy lojtarë të kuqezinjvë dëmtohen me kombëtaret

Telashe për Milanin, dy lojtarë të kuqezinjvë dëmtohen me kombëtaret

14:18, 27/03/2023

Nga grumbullimi i Francës U-21 vjen një lajm që vendos në alarm shtëpinë e Milanit në vigjilje të “muajit të së vërtetës” (siç e ka cilësuar presidenti Skaroni) për skuadrën e Piolit.

Trajneri kuqezi rrezikon në fakt që të humbasë Pierr Kalulun, i cili sipas asaj që raporton “RMC Sport”, ka ngritur flamurin e bardhë për skuadrën e bashkëmoshatareve të tij për sfidën kundër Spanjës ditën e martë.

Mbrojtësi kuqezi, i cili kishte qëndruar në stol gjatë gjithë miqësores së fundit humbur 4-0 kundër Anglisë, ka marrë një goditje në pulpë, e cila do të vlerësohet më saktë në ditët e ardhshme.

Kalulu u rikthye dje në Milano dhe ditën e sotme pritet të ketë më shumë informacione.

Image

Por ndalet edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili sipas mediave skandinave ka humbur stërvitjen me Suedinë, duke bërë vetëm një punë të diferencuar për shkak të një problemi fizik.

Por për sulmuesin nuk duket se ka ndonjë problem serioz. Në pritje të konfirmimeve për Kalulun, Pioli dhe të gjithë tifozët kuqezi kryqëzojnë gishtat, sepse të humbiste xholin e mbrojtjes në vigjilje të ndeshjes së trefishtë me Napolin do të ishte një pengesë e madhe. Por afrohet me hapa të ngadaltë rikthimi në fushë i Zhunior Mesiasit, i cili mungon prej transfertës me Totenhemin në Champions për shkak të një problemi në bicepsin femoral.

Braziliani nuk pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Napolit në “Maradona”, por me shumë mundësi do të jetë prezent në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve gjithashtu kundër Napolit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco