Mbappe gati të shkruajë historinë, 3 gola larg rekordit të Platini

Mbappe gati të shkruajë historinë, 3 gola larg rekordit të Platini

12:22, 27/03/2023

Franca do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në grupin eliminator të Euro 2024. Përballë ekipit të Didier Deschamps do të jetë Irlanda, një sfidë e vështirë për “gjelat”, që pak ditë më parë mundën Holandën në fushën e tyre. Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, është pranë një rekordi historik, të bëhet golashënuesi më i mirë i kombëtares, rekord që mbahet nga Platini.

“Për mua është një nder që rekordi im i radhës do të jetë të thyej rekordin e golave të realizuara nga Platini me fanellën e kombëtares. Uroj që ta arrij këtë objektiv sa më shpejt, për të ndihmuar kombëtaren e vendit tim të kualifikohet”, tha Mbappe pak orë para ndeshjes që “gjelat” do të luajnë ndaj Irlandës.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vijoj në rrugën time, për të shkuar sa më larg. Për mua Michel Platini është një legjendë. Pavarësisht se kur do ta mposht rekordin e tij, sot apo një ditë tjetër, për mua ai është dhe mbetet Platini, një monument i futbollit francez”, u shpreh Mbappe, që ka realizuar 38 gola me kombëtaren, 3 më pak se Platini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco