Shqipëria nis sot rrugëtimin në 'EURO 2024', përballet me Poloninë në Varshavë

Shqipëria nis sot rrugëtimin në 'EURO 2024', përballet me Poloninë në Varshavë

09:49, 27/03/2023

Kombëtarja shqiptare nis sot rrugëtimin drejt Europianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë që bëjnë pjesë në një grup të ndërlikuar.

Kualifikohen dy skuadra direkt dhe do të jetë një garë e ashpër me Poloninë dhe Çekinë.

Janë dy rivalë të rrezikshëm, por jo të pakalueshëm. Shqipëria e ka tashmë një eksperiencë në Europian dhe grupi me 5 skuadra ka avantazhet e veta.

Fakt është që skuadra kuqezi nuk e ka grupin të plotë, por ka elementët e duhur për t’u përballur me kokën lart edhe ndaj Levandovskit me shokë.

Kjo e sotmja është ndeshja e parë për Silvinjon në krye të stolit kuqezi. Braziliani ishte një lojtar i rëndësishëm dikur, ndërsa tani është në hapat e parë të trajningut.

Është padyshim një “bast” i rëndë për Dukën, që edhe pak vite më parë guxoi me Panuçin, por gjërat nuk shkuan siç prisnim.

Tani nis një aventurë e re dhe duhet t’i bëjmë llogaritë që në start me Levën, një prej sulmuesve më të mirë në Europë gjatë dekadës së fundit.

Nuk i mundim polakët që nga viti 1953 (2-0 në miqësore) dhe nuk barazojmë me ta që prej vitit 1984 (2-2 el.Botërori) me golat e Mingës dhe të Kolës.

Por ka gjithnjë një herë të parë dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat në Varshavë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco