Shkarkohet Antonio Conte, zbulohet se kush do ta drejtojë Tottenhamin deri në fund të sezonit

Shkarkohet Antonio Conte, zbulohet se kush do ta drejtojë Tottenhamin deri në fund të sezonit

09:36, 27/03/2023

Eksperti i famshëm italian i futbollit Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenhamit, ka bërë të ditur klubi londinez.

Prej kohësh në mediat angleze qarkullonin lajmet se ditët e Contes në pankinën e Tottenhamit ishin të numëruara, sidomos pasi ai fajësoi lojtarët për rezultatet e dobëta.

"Ne njoftojmë se Antonio Conte është larguar nga klubi me pëlqim të dyanshëm. Në sezonin e tij të parë në klub, ne u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen", tha Tottenham.

Presidenti i Tottenham Daniel Levy emëroi menjëherë pasardhësin e tij.

Ndihmësi i mëparshëm i Contes, Cristian Stellini, do të jetë trajneri kryesor deri në fund të sezonit, i ndihmuar nga Ryan Mason.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco