Italia nuk gabon, fitore tenistike për Portugalinë

Italia nuk gabon, fitore tenistike për Portugalinë

22:57, 26/03/2023

Italia nuk gabon në transfertën malteze dhe merr fitoren e parë në fushatën eliminatore të kampionatit europian 2024. Djemtë Mancinit fitojnë 2-0 në Ta’ Qali përballë Maltës, falë golave të shënuar në pjesën e parë nga Retegui dhe Pessina. Pas këtij suksesi, Italia ngjitet në vendin e dytë në grup.

Portugalia luan tenis me Luksemburgun dhe fiton bindshëm në transfertë me rezultatin e thellë 6-0. Ronaldo shënon një dygolësh në këtë takim për portugezët, ndërsa rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Joao Felix, B.Silva, Otavio dhe Leao. Portugalia e sheh veten me pikë të plota pas 2 ndeshjeve.

Në sfidën tjetër të grupit J, Sllovakia ka mposhtur 2-0 Bosnjën. Finlanda ka marrë një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Irlandës së Veriut, falë golit të shënuar nga Kallman në pjesën e parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco