Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

'Ka qenë ëndërr të luaj për Gjermaninë', Mërgim Berisha tregon emocionet e debutimit me 'Pancerat'

'Ka qenë ëndërr të luaj për Gjermaninë', Mërgim Berisha tregon emocionet e debutimit me 'Pancerat'

22:18, 26/03/2023

Futbollisti me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e kombëtares gjermane, në duelin miqësor ndaj Perusë, ku “Pancerat” triumfuan me rezultatin 2-0.

Berisha u aktivizua në minutën e 75-të, duke bërë kështu realitet ëndrrën për aktivizimin me kombëtaren A të Gjermanisë. Në prononcimin e dhënë pas këtij debutimi futbollisti me origjinë shqiptare, ndër të tjera u shpreh:

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco