Hysaj: Silvinjo na ka frymëzuar, duhet të kemi kujdes nga këta 2 lojtarë…

Hysaj: Silvinjo na ka frymëzuar, duhet të kemi kujdes nga këta 2 lojtarë…

21:31, 26/03/2023

Kombëtarja shqiptare zhvilloi në orën 18:00 stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të luhet dueli i nesërm ndaj Polonisë, teksa djemtë kuqezinj duke gati për ta nisur me këmbën e mbarë, aventurën në këto kualifikuese të Europianit.

Në lidhje me këtë duel foli edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili u shpreh se kuqezinjtë janë të karikuar në maksimum për t’i nisur me një rezultat pozitiv eliminatoret në tokën polake.

Në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “Supersport” nga Varshava, mbrojtësi shkodran u shpreh:“Normal që trajneri do të japë një frymë të re dhe diçka më tepër. Jemi të gjithë me energjinë e duhur. Do të jemi gati për nesër. Po, më favorizon skema e re, 4-3-3. Ka qenë më e vështira të luaja me ‘3-5-2’. Luaj prej vitesh si mbrojtës krahu në skemën me katër mbrojtës. Do të më favorizojë skema e re.

Frymëzim më shumë fillimi me një trajner të ri. Harrojmë ndeshjet e këqija. Po kërkojmë të bëjmë sa më shumë, që të arrijmë sa më shumë drejt Europianit tjetër.

Të gjithë janë lojtarë të forte te Polonia.  Lewandowski dhe Zielinski janë ndër dy lojtarët që duhet të kemi më shumë kujdes”, deklaroi Hysaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco