Manchester City ka gati ofertën e re për Haaland

Manchester City ka gati ofertën e re për Haaland

18:59, 26/03/2023

Manchester City po bëhet gati që t’i ofrojë një kontratë të re Erlign Haaland. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar 42 gola, ndërsa “qytetarët” janë në rrugë të mbarë për të fituar një trofe në këtë sezon.

Aftësia e 22-vjeçarit për të shënuar gola ka ngjallur interesin e Real Madridit, që ka si objektiv ta bëjë një “Los Blankos” në verën e 2024.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, në fund të sezonit, drejtuesit e Sitit do të ulen me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për të finalizuar një marrëveshje të re, e cila do ta bëjë norvegjezin lojtarin më të paguar në Premier Ligës, me të ardhura 570 mijë Euro në javë.

Kontrata e Haaland me “Qytetarët” zgjat deri në verën e 2027, por synimi i klubit anglez është që të nënshkruajë deri në 2028, pasi e konsideron norvegjezin si një aset me mjaft vlerë. Aktualisht bomber paguhet 425 mijë euro në javë, po aq sa edhe shoku i ekipit Kevin De Bryjne, si edhe portieri i United, David de Gea.

Oferta e re bëhet me qëllim që të mbajë larg të gjitha klubet e interesuara për Haaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco