Ndeshja ndaj Polonisë, Silvinjo i jep fund përgatitjeve të kuqezinjve në Varshavë

Ndeshja ndaj Polonisë, Silvinjo i jep fund përgatitjeve të kuqezinjve në Varshavë

18:30, 26/03/2023

 Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Polonisë.Collage

Ata nisën stërvitjen në orën 18:00 dhe të gjithë futbollistët zbritën në fushë. Trajneri Silvinjo ka perfeksionuar gjërat e fundit sa i përket rreshtimit taktik.

Në konferencë braziliani tha i kishte idetë e qarta për ekipin, por ka përdorur këtë stërvitje për të përforcuar mekanizmat e lëvizjeve taktike.

Ai gjithashtu zbuloi se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë kualifikuese Euro 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco