VIDEO/ Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, futbollisti kërkon të rifutet në lojë pasi përmendet

VIDEO/ Pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes, futbollisti kërkon të rifutet në lojë pasi përmendet

12:47, 26/03/2023

Momente frike në Spanjë gjatë ndeshjes Cordoba-Racing de Ferrol e vlefshme për serinë C. Mbrojtësi i skuadrës së shtëpisë, Dragisa Gudelj, u rrëzua papritur në fushën e lojës pasi pësoi infarkt pas 10 minutave lojë.

Një situatë e ngjashme me atë të Cristian Eriksen në Euro 2020 dhe menjëherë pas rrëzimit të tij në fushë vrapuan për ta ndihmuar shokët e skuadrës dhe stafet mjekësore. Ata nisën menjëherë procedurat e rehabilitimit dhe për fat të mirë, lojtari u përmend pas pak çasteve e madje dëshironte të rikthehej në fushën e lojës.

Lojtari u transportua në spital dhe është nën vëzhgim ndërsa arbitri ndërpreu ndeshjen në momentin që shifrat ishin fiksuar në rezultatin 1-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco