‘Dardanët’ nisin në Izrael rrugën drejt EURO 2024, Giresse: Presionin e kthejmë në motivim

‘Dardanët’ nisin në Izrael rrugën drejt EURO 2024, Giresse: Presionin e kthejmë në motivim

11:40, 25/03/2023

Kosova do të nisë sot kualifikueset e Europianit 2024 në një transfertë të vështirë ndaj Izraelit, ndeshje e cila do të luhet në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtyp me mediat, ka folur trajneri francez Alain Giresse, si dhe portieri i Empolit, Samir Ujkani.

Giresse- “Është normale që të ketë presion. Tërë këtë presion duhet ta marrim mbi vete. Këtë presion duhet ta kthejmë në një motiv shtesë. Mjafton të jetë mbi mua, jo mbi ekipin. Ne duhet të jemi në gjendje që ta përballojmë edhe presionin në stadium. Nëse Kosova është ekip me më shumë përvojë, duhet provuar të fitojmë. Përmes saj duhet të mundohemi që të marrim fitore nga kjo përballje”, ushpreh trajneri i “dardanëve”

UJKANI- Ndërkohë portieri Samir Ujkani u shpreh: “Jemi gati për të arritur suksesin tone. Qëllimi ynëështë të mbledhim sa më shumë pikë për një kualifikim historik. Jam krenar që jam pjesë e ekipit kombëtar. Besoj që ndjenja është jashtëzakonisht emirë. Jemi rritur së bashku, kjo është pse them setani ka ardhur koha për t’u kualifikuar”, tha portieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco