EURO 2024/ Franca shkatërron Holandën, Lukaku dhuron spektakël në Suedi

EURO 2024/ Franca shkatërron Holandën, Lukaku dhuron spektakël në Suedi

22:43, 24/03/2023

 

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e ditës së dytë të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2024. Franca ka mposhtur bindshëm 4-0 Holandën në superndeshjen e mbrëmjes së sotme.

“Gjelat” vulosin suksesin për 22 minuta, duke shënuar 3 gola në portën e “tulipanëve”. Griezmann zhbllokon ndeshjen pas vetëm 3 minutave lojë, Upamecano shënon golin e dytë, ndërsa kapiteni Mbappe realizon nga një gol për çdo pjesë loje. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Greqia fiton 3-0 në transfertë përballë Gjibraltarit.

Çekia ka mposhtur me rezultatin 3-1 Poloninë, kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë. Vendasit realizojnë 2 gola të shpejtë në 3 minutat e para të lojës, ndërsa në pjesën e dytë tëdyjaskuadrat shënojnë nga një gol. Moldavia barazon 1-1 në  shtëpi ndaj  Ishujve Faroe në ndeshjen tjetër të grupit E.

Romelu Lukaku dhuron spektakël në ndeshjen ndaj Suedisë, duke shënuar 3 golat, që I japin një fitore të çmuar Belgjikës në transfertë në debutimin në këtë fushatë kualifikuese. Austria ka mposhtur 4-1 Azerbajxhanin në ndeshjen tjetër të grupit F.

Serbia shënon nga një gol për çdo pjesë dhe mposht 2-0 Lituaninë, ndërsa më herët Mali I Zi mori një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Bullgarisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco