Interi mendon për sulmin, zikaltrit shënjestrojnë italo-argjentinasin

Interi mendon për sulmin, zikaltrit shënjestrojnë italo-argjentinasin

22:17, 24/03/2023

 

Roberto Mancini grumbulloi në Kombëtare italo-argjantinasin, Mateo Retegui për të cilin ishte besimplotë. Këtë besim, 23-vjeçari ia shpërbleu teknikut në debutimin e tij kundër Anglisë duke arritur të shënojë.

Emri i sulmuesit është një nga më të lakuarit tashmë në territorin italian, mbi të gjitha dhe në kampin e Interit. Siç raporton “Sky Sports”, zikaltrit po konsiderojnë mundësinë e blerjes së Reteguit në verë në rast largimi të Lukakut dhe Dzeko.

23-vjeçari e bindi trajnerin Mancini me paraqitjet e tij brilante në kampionatin argjentinas ku luan aktualisht. Retegui regjistron me fanellën e Tigre 8 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco