Zbulohet vëllai i 'panjohur' i Gerard Pique dhe marrëdhënia e tyre

Zbulohet vëllai i 'panjohur' i Gerard Pique dhe marrëdhënia e tyre

20:50, 24/03/2023

Gerard Pique është një nga sportistët më të famshëm, madje pasi ai dhe Shakira vendosën të ndaheshin, popullariteti i tij u rrit shumë. Pique ka vazhduar me Clara Kian dhe thashethemet thonë se ata duan të organizojnë dasmën e tyre.

Megjithatë, Gerard ka një vëlla më të vogël, Marc Pique, i cili së fundmi u martua. Marc Pique nuk dëshiron të tërheqë vëmendje dhe për këtë arsye nuk bën shpesh dalje të përbashkëta publike me vëllain e tij.

Vëllai i tij ka rreth 200 mijë ndjekës në Intagram, ndërsa marrëdhënia e tij me futbollin është e mirë, ndonëse nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë si ish-asi i Barcelonës.

Marc Pique u martua në të njëjtën kohë kur Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre dhe ai punon me ish-futbollistin teksa studion për Administrim Biznesi.

Marc ka lindur në vitin 1991 dhe Gerard Pique ka një dobësi të madhe për të. Në fakt, në një intervistë ai kishte thënë: “Duhet të jetë e vështirë të jesh vëllai im më i vogël, por Marku është një arrë e fortë për t’u goditur”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco