Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

E ardhmja te Lazio është e paqartë, Sarri refuzon ofertën e klubit arab

E ardhmja te Lazio është e paqartë, Sarri refuzon ofertën e klubit arab

17:52, 24/03/2023

 

E ardhmja e Maurizio Sarrit te Lazio është akoma e paqartë, por ndërkohë tekniku toskan ka refuzuar një superofertë të ardhur nga Emiratet Arabe. Skuadra nuk është bërë akoma publike, por është e sigurt që tekniku ka refuzuar një propozim ku do të përfitonte 7 milionë euro në sezon.

Kontrata e Sarrit me klubin bardhekaltër skadon në vitin 2025, por tashmë duhen garanci nga ana e presidentit Lotito për merkaton, shkruan “Il Messaggero”. Aktualisht Lazio zë vendin e dytë në renditjen e Serie A, por tekniku gjithmonë është ankuar në lidhje me organikën, që sipas tij nuk është e plotë për të luftuar në tre fronte. Sarri kërkon përforcime që të qëndrojë edhe sezonin tjetër, në të kundërt do të largohet nga Lazio.

Janë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interes për teknikun, në Itali flitet për Milanin dhe Fiorentinën, por duhet kujdes edhe nga Premier League, ku Tottenham, Everton dhe Aston Villa e ndjekin me shumë vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco