Messi: Kupa e Botës i dedikohet ish-lojtarëve, e kam ëndërruar gjithë jetën këtë moment

Messi: Kupa e Botës i dedikohet ish-lojtarëve, e kam ëndërruar gjithë jetën këtë moment

17:06, 24/03/2023

 

Festimet për fitimin e Kupës së Botës vazhdojnë të pushtojnë Argjentinën. Kjo u pa qartë dhe në miqësoren ku “Albiceleste” zhvilluan ndaj Panamasë ku fituan me shifrat 2-0.

Pas këtij takimi, kapiteni i Kombëtares argjentinase, Lionel Messi, u shpreh se triumfi në Katar i kushtohet lojtarëve që nuk arritën ta fitojnë më parë. “Sot është dita jonë, por nuk do t’i harroj dhe ish-lojtarët.

Ata bënë gjithçka për ta fituar Kupën e Botës. Ne e bëmë realitet atë në Katar dhe padyshim që ata meritojnë mirënjohje. Ata dhanë gjithçka për atë trofe.

E kam ëndërruar këtë moment gjatë gjithë jetës sime. Ëndërroja triumfin në Kupën e Amerikës dhe e realizova. Le ta shijojmë tashmë triumfin në Kupën e Botës sepse nuk dihet se sa kohë do të duhet për ta fituar sërish.” – u shpreh Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco