Debutoi me gol në kombëtaren italiane, Inter shfaq interes për talentin 23 vjeçar

Debutoi me gol në kombëtaren italiane, Inter shfaq interes për talentin 23 vjeçar

16:20, 24/03/2023

Inter ka më shumë se një vit që monitoron me kujdes sulmuesin e Tigres, Mateo Retegui dhe planifikon të kryej një transferim gjatë verës.

23 vjeçari ka lindur në Argjentinë, por trajneri Roberto Mancini e ftoi në kombëtaren italiane. Futbollisti i ri debutoi dhe shënoi golin e vetëm për Azzurrit ndaj Anglisë, të cilën “Tre Luanët” e fituan me rezultatin 2-1.

Retegui duket se do të vijë në Serie A këtë verë, me “Sky Sport Italia” që deklaron se do të jetë Interi,klubi që do ta transferojë, duke patur parasysh edhe mardhëniet e mira që ka me Tigren.

Retegui aktualisht është në huazim dyvjeçar te Tigre nga Boca Juniors, por në kontratë është edhe opsioni i blerjes për 2.5 milionë euro. Gjiganti nga Buenos Aires do të marrë 50 për qind të shitjeve të ardhshme të këtij lojtari të talentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco