Dita e zyrtarizimit, detajet e akordit Bayern-Tuchel

Dita e zyrtarizimit, detajet e akordit Bayern-Tuchel

12:29, 24/03/2023

Bayern Munchen do të drejtohet nga Thomas Tuchel në vazhdim.

Drejtuesit e klubit gjerman shkarkuan Julian Nagelsmann dhe kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me ish-trajnerin e Chelseat.

Shtypi gjerman raporton se sot do të vijë zyrtarizimi i Tuchel në stolin bavarez.

49-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Tuchel do të debutojë në stolin e Bayernit përballë Borussia Dortmund, ish-skuadrës së tij.

Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën me një pikë më shumë se rivalët e Bayernit.

Ndërkohë, debutimi europian për Tuchel do të ndodhë më 11 prill.

Bavarezët sfidojnë Manchester City për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League.

Trajneri gjerman ka drejtuar më parë skuadra si Chelsea, PSG, Borussia Dortmund dhe Mainz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco