Vendosi rekord me Anglinë, Harry Kane: Moment magjik, speciale të mundësh Italinë

Vendosi rekord me Anglinë, Harry Kane: Moment magjik, speciale të mundësh Italinë

10:32, 24/03/2023

Me golin kundër Italisë, Harry Kane festoi të 54-tin me fanellën e Anglisë.

29-vjeçari, i cili kishte barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë, Wayne Rooneyt, në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, tashmë është i vetëm në klasifikim.

Por sulmuesi i Tottenhamit tani është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i “Tre Luanëve”.

54 golat e tij i ka shënuar në vetëm 81 ndeshje. Tani ai udhëheq një grup prej 6 lojtarësh anglezë, të cilët kanë shënuar më shumë se 40 gola me kombëtaren.

Nga këta, vetëm Jeemy Greevs ka shënuar një raport më të mirë gola për ndeshje: çdo 1.3 krahasuar me 1.5 që e ka Kane.

Sër Bobi Çarlton, me 49 gola, e mbajti rekordin e shënuesit më të mirë për 45 vite derisa e kaloi Rooney në 2015.

“Rekordi do të thotë gjithçka. Isha shumë i emocionuar kur vesha fanellën e Anglisë. I takoi të ishte një penallti dhe emocioni kur preku rrjetën ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një moment magjik. Vendosa ku do ta godas dhe nuk isha nervoz”, ishin fjalët e para të Harry Kane për mikrofonat e televizionit “Channel 4”.

“Ishte thjesht një natë e shkëlqyer. Nuk fitonim në Itali prej një kohe të gjatë dhe të shënosh dhe fitosh është kaq speciale. Mënyra se si u larguam nga Botërori ishte i hidhur, por ne folëm gjatë kësaj jave për atë dhe duhet ta hedhim pas krahëve. Jemi një prej ekipeve më të mira të Europës. Arritja e kësaj fitoreje tregon se jemi gati për sfidën”, shtoi sulmuesi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco