VIDEO/ Lionel Messi arrin shifrën e 800 golave si profesionist

VIDEO/ Lionel Messi arrin shifrën e 800 golave si profesionist

09:59, 24/03/2023

Lionel Messi ka arritur shifrën magjike të 800 golave në karrierën e tij si profesionist.

Kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, ka marrë një fitore 2-0 ndaj Panamasë para adhuruesve të vet dhe Messi nuk do ta harrojë kurrë këtë ndeshje.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur gjeniu argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për ta vulosur fitoren e Kombëtares argjentinase.

Me golin ndaj Panamasë, Messi ka arritur në kuotën e 800 golave në karrierën e tij si profesionist, ku ka realizuar me Barcelonën, Paris Saint Germain dhe Kombëtaren e Argjentinës.

35-vjeçari shifrën e 800 golave e ka arritur në 1017 ndeshje zyrtare me Barcelonën, PSG dhe Argjentinën.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 672 gola në ndeshje zyrtare me Barcelonën, 29 gola me Paris Saint Germain dhe 99 gola me Kombëtaren e Argjentinës.

Ylli argjentinas tani mbetet 30 gola mbrapa Cristiano Ronaldos, i cili ka shënuar 830 gola deri tani në karrierën e tij, por që është tre vite më i vjetër se Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco