Mancini komenton humbjen me Anglinë: Sa keq, u zgjuam vonë

Mancini komenton humbjen me Anglinë: Sa keq, u zgjuam vonë

09:37, 24/03/2023

Italia i nisi me humbje eliminatoret e Euro 2024. Kampionët në fuqi u mposhtën 1-2 nga Anglia në “Diego Maradona” të Napolit.

Pjesa e parë ishte për t’u harruar, anglezët realizuan dy herë (Rice, Kane), ndërkohë që të kaltrit u zgjuan në fraksionin e dytë të takimit.

Gjithsesi, dominimi italian solli vetëm një gol (Retegui) dhe asnjë pikë.

“E kishim të qartë se do të ishte një ndeshje e vështirë. Pësuam dy gola nga goditjet e këndit. Pjesën e dytë e dominuam në çdo aspekt. Na vjen keq që nuk arritëm të barazonim, por u zgjuam vonë nga gjumi”, u shpreh Roberto Mancini.

Më pas një koment për Mateo Reteguin, i cili debutoi me gol te kombëtarja italiane.

“Ka vetëm 3-4 ditë që është me ne dhe ka nevojë të njihet me shokët dhe futbollin italian. Vuajti në fillim, edhe prej faktit që mbrojtësit anglezë janë të fortë fizikisht. Ata nuk i lanë hapësira.

Mateo ka nevojë për kohë, por ai u shfaq i gatshëm menjëherë për të dhënë kontributin e tij. Ai është i ri, por më pëlqeu në pjesën e dytë. Ia doli të shënonte edhe gol.

Kane? Komplimente, Harry është një sulmues fantastik. Është i kompletuar, gjuan penallti, goditje dënimi, gjithçka. I uroj të shënojë edhe shumë gola të tjerë me Anglinë”, theksoi trajneri italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco