'Një shekull plot momente magjike dhe emocione', Duka uron Flamurtarin

'Një shekull plot momente magjike dhe emocione', Duka uron Flamurtarin

17:46, 23/03/2023

 

Flamurtari i Vlorës feston sot 100-vjetorin e krijimit të klubit. Të shumta kanë qenë urimet për kuqezinjtë, një ndër skuadrat më të njohura dhe të lavdishme të futbollit shqiptar.

Mes tyre edhe ai i Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, i cili shkruan këto radhë në faqen e tij zyrtare. “FC Flamurtari mbush sot 100 vjeç! Një shekull histori e mbushur plot me momente magjike dhe emocione të mëdha. Vlora dhe gjithë Shqipëria krenohen me historinë e lavdishme të djemve kuqezi.


Në këtë 100 vjetor kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’i përcjell urimet më të mira në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin tim personal.

I urojmë klubit legjendar të futbollit shqiptar sa më shumë suksese dhe rezultate pozitive në këtë shekull të ri që po nisin sot!”, përfundon urimi i kreut të futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco