Napoli nxjerr në merkato Zielinskin

Napoli nxjerr në merkato Zielinskin

14:40, 23/03/2023

Napoli po mendon të shesë në verë polakun Piotr Zielinski, i cili futet në vitin e fundit të kontratës.

Lazio është një nga klubet e interesuar për të, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit italian i kanë hedhur sytë në Gjermani për zëvendësuesin e tij.

Drejtori Giuntoli po shikon me kujdes danezin e lindur në vitin 2000, Jesper Lindstrom.

I riu luan në qendër dhe në krah të mesfushës dhe ka spikatur me Eintracht Frankfurt.

Ai ka më tepër tipare sulmuese dhe këtë sezon në Bundesligë ka shënuar 7 gola e 4 asiste.

Kartoni i mesfushorit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco