SYRI TV/ '100 vjet Flamurtar', ekspozitë në Vlorë

13:41, 23/03/2023

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e klubit “Flamurtari”, në qytetin e Vlorës është çelur një ekspozite fotografike. Në ambientet e teatrit “Petro Marko” u prezantuan fotografi të 22 disiplinave të ndryshme sportive të këtij klubi

Nga SYRI TV

Me rastin e aktiviteteve për 100-vjetorin e Flamurtarit është zhvilluar në qytetin e Vlorës një ekspozitë fotografike për 22 disiplinat e sporteve të Flamurtarit.

100 vjet sport, fotografi nga historia janë ekspozuar në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në këtë qytet.

Në aktivitet kanë marr pjesë figura të njohura të sportit vlonjat.

"Ky është një hap drejt krijimit të Muzeut Flamurtari, pasi ky ekip meriton të ketë një muze të posaçëm për të gjithë tifozët dhe qytetin" ka thënë drejtori i klubit shumësportësh, Klevis Kaso.

Për 3 legjendat e futbollit të klubit Flamurtari, Vasil Ruci, Sokol Kushta dhe Rrapo Taho, kjo skuadër ka bërë historinë dhe këto materiale janë provat e qarta të lavdisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe për 4 ditë të tjera.

Gazetar: G. Këllçiu

Montazhier: H. Maloku

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco