Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rrahmani-Napoli, s’ka marrëveshje për kontratën e re

Rrahmani-Napoli, s’ka marrëveshje për kontratën e re

13:12, 23/03/2023

Kohëve të fundit flitej se Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, të cilën do ta nënshkruante shumë shpejt.

Mirëpo, jo gjithçka e thënë është e vërtetë.

Media italiane “Corriere dello Sport” raporton se palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Prestigjiozja italiane më tej zbulon se futbollisti kosovar po vazhdon të negociojë me klubin, por që ende nuk ka marrëveshje për qëndrimin e tij afatgjatë tek klubi “Azzurro”.

“Vazhdon pa u zhbllokuar, megjithatë, dialogu me Rrahmanin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Mediat italiane raportonin se qendërmbrojtësi stabil do të nënshkruante për tri vjet të tjerë me një rrogë të përmirësuar nga 1,8 milion në 2,5 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, duket se na duhet të presim ende… 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco