Si Milani bëri gabimin më të madh në historinë e klubit me ‘Kvaradonan’

Si Milani bëri gabimin më të madh në historinë e klubit me ‘Kvaradonan’

20:58, 22/03/2023

Gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia është aktualisht një nga futbollistët më të mirë në botë dhe fakti që Milani i famshëm refuzoi ta sjellë për një shumë të vogël parash, tingëllon krejtësisht i pabesueshëm.

Kvaratskhelia është aktualisht lojtari më i përfolur në futbollin botëror. Në Serie A nuk e ndalin dot, duke e çuar Napolin drejt titullit kampion pas 33 vitesh.

Ndërsa spekulohet për të ardhmen e tij dhe transferimin e mundshëm prej 170 milionë eurosh, siç përmendet në media, është interesant të kujtojmë se dy vite më parë ky lojtar iu ofrua Milanit.

Në ato momente, Kvaratskhelia  ishte lojtar i Rubinit të Kazanit. Ai shkëlqeu në Rusi dhe futbollisti legjendar i Milanit Kakha Kaladze ia sugjeroi mikut të tij të madh Paolo Maldini, i cili është drejtor i Milanit.

Maldini pati një numër të madh golash në pozicionin e tij si drejtor i Milanit dhe solli lojtarë të mëdhenj për pak para, por me Kvaratskhelia ai bëri gabimin më të madh. Maldini nuk pranoi ta sillte me rekomandimin e mikut të tij Kaladze.

"Unë personalisht pata një bisedë me Paolo Maldinin dhe Gennaro Gattuso për Kvaratskhelia dhe ia propozova. Ata janë miqtë e mi dhe e kuptuan atë që po u thoja, por Napoli tregoi më shumë interes dhe e solli atë," tha në atë kohë Kaladze.

 

Menaxheri i tij Mamuka Jugeli konfirmoi se Milani mund të kishte sjellë Kvaratskhelia-n.

 

“Pas rekomandimeve, Milani pyeti për informacione të caktuara për Kvaratskhelia, por vetëm Napoli filloi gjërat”, tha Jugeli për “Calciomercato” verën e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco