Rabiot i jep shpresa Juventusit: Ndihem mirë në Torino

Rabiot i jep shpresa Juventusit: Ndihem mirë në Torino

19:20, 22/03/2023

Kontrata e Adrien Rabiot me Juventusin skadon në fundin e këtij sezoni dhe momentalisht nuk ka pasur asnjë bisedim mes tij dhe klubit. Mesfushori francez ka dhënë një deklaratë për “Tuttosport” që i bën të shpresojë drejtuesit e klubit bardhezi.

“Për momentin nuk ka asnjë të re, por sigurisht që do të flasim së shpejti. Për dy muaj kontrata ime skadon dhe do të përpiqemi të dalim në një konkluzion. Ka mundësi që unë të largohem nga Juventusi, por edhe një mundësi që të qëndroj këtu.

Unë ndihem mirë në Torino, bëj një punë të mirë në klub dhe kam një marrëdhënie të mirë me drejtuesit. Trajneri dhe shokët e skuadrës më kanë ndihmuar në dy vite si dhe më kanë dhënë shumë besim. Mendoj se kjo është e rëndësishme për t’u ndjerë mirë dhe një arsye për të zgjedhur të ardhmen time.” – tha Rabiot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco