Kamerat kapin momentin e frikshëm, struktura e portës bie mbi portierin e Ganës

Kamerat kapin momentin e frikshëm, struktura e portës bie mbi portierin e Ganës

19:18, 22/03/2023

Portieri Joe Wollacott i kombëtares së Ganës ka përjetuar një incident të frikshëm në stërvitje pasi struktura e portës u shemb mbi të.

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një nga seancat e fundit stërvitore të kombëtares së Ganës. Pasi kombëtarja u nda në dy ekipe dhe trajneri përcaktoi skuadrat për të zhvilluar një ndeshje stërvitore.

Por në një moment ka ndodhur një ngjarje e frikshme. Struktura e portës u shemb mbi portierin Joe Wollacott, duke i lënduar këmbën.

Portieri anglez i Charlton kishte nevojë për trajtim urgjent pasi u dëmtua nga struktura e portës. Kamerat fiksuan këtë ngjarje të pazakontë.

Wollacott mbeti i shtrirë në fushë ndërsa shokët e skuadrës dhe trajnerët të shqetësuar vrapuan në ndihmë të tij. Ai është trajtuar menjëherë dhe ende nuk dihet nëse do të mund të luajë kundër Angolës të enjten.

Sipas informacioneve të fundit nga ky vend, Wollacott është mirë dhe nuk do të mungojë shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco