Sylvinho nis të skicojë formacionin, plani anti-Poloni rrezikon Asllanin dhe...

Sylvinho nis të skicojë formacionin, plani anti-Poloni rrezikon Asllanin dhe...

18:29, 22/03/2023

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të hënës në Varshavë, përballë Polonisë vendase.

Kuqezinjtë janë të grumbulluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, teksa Sylvinho i ka nxjerrë sot në fushë për seancën e katërt stërvitore dhe vlen të theksohet se trajneri ka nisur të skicojë formacionin që do të përdorë në Varshavë.

Kështu përveç portës, trajneri Brazilian bëri një ndarje paraprake të skuadrës në dy formacione, duke dhënë edhe një ide mbi 10-shen që synon të aktivizojë nga fillimi.

Kështu me jelekë luajtën Veseli në të majtë të mbrojtjes, Kumbulla e Mihaj në qendër dhe Baliu në të djathtë. Në mesfushë u provuan treshja Gjasula, Abrashi e Ramadani, ndërfsa në sulm Mehmneti e Uzuni në krah, me Cikalleshin në qendër.

Natyrisht bëhet fjalë vetëm për një provë të trajnerit brazilian, që do të ketë mundësi të shohë nga afër futbollistët edhe për 5 seanca të tjera deri të dielën, në mënyrë që të ndajë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë në Poloni.

Kombëtarja shqiptare do të qëndrojë e grumbulluar në Tiranë deri mëngjesin e të dielës, kur edhe do të fluturojë drejt Varshavës, për ndeshjen e parë eliminatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco