Anuloi një gol falë telefonit të një spektatori: Federata pezullon menjëherë arbitrin

Anuloi një gol falë telefonit të një spektatori: Federata pezullon menjëherë arbitrin

18:06, 22/03/2023

 

Anuloi një gol duke rishikuar imazhet e aksionit të kontestuar në celularin e një spektatori. Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Egjiptit ka pezulluar arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë Egjiptiane mes Suez dhe Al-Nasr.

Në këtë kategori, VAR nuk lejohet. Al-Nasr shënoi golin e mundshëm të barazimit disa minuta nga fundi i ndeshjes. Për arbitrin Mohamed Farouk kishte paqartësi. Ai zbuloi një prekje të topit me dorë ndërsa shqyrtonte pamjet nga celulari i një tifozi dhe vendosi të anulojë golin.

Suez fitoi ndeshjen 3-1 pas 15 minutash shtesë. Farouk u largua nga fusha nën mbrojtjen e policisë mes protestave nga lojtarët dhe zyrtarët e Al-Nasr. Ata kërcënuan gjithashtu me veprime ligjore kundër arbitrit. FA egjiptiane tha në një deklaratë se portugezi Vitor Pereira, i cili zëvendësoi anglezin Mark Clattenburg në krye të komitetit të arbitrave, kishte vendosur të pezullojë arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij për një periudhë të pacaktuar.

“Komiteti ka vendosur të kryejë një hetim të plotë mbi incidentin. Rasti në të cilin Mohamed Farouk, arbitri i ndeshjes, përdori një telefon celular për të shqyrtuar një nga imazhet e ngjarjeve të ndeshjes”, thuhet në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco