Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

'Kam shumë dhimbje', mbrojtësi i Interit lë kombëtaren dhe kthehet në Milano

'Kam shumë dhimbje', mbrojtësi i Interit lë kombëtaren dhe kthehet në Milano

15:54, 22/03/2023

 

Pasi humbi një tjetër sfidë të rëndësishme, si derbi i Italisë me Interit dhe Juventusit, Milan Skriniar u paraqit rregullisht në Kombëtare në grumbullimin për sfidat e marsit. Megjithatë, koha e tij në kampin stërvitor të Sllovakisë ka zgjatur vetëm disa orë.

Mbrojtësi zikaltër është detyruar të përshëndetet sërish me shokët e skuadrës dhe stafin pasi gjendja e tij fizike ende nuk është në nivelin e duhur. “Unë do të kthehem në Itali për t’u konsultuar për terapitë e ardhshme që më duhet të bëjmë për t’u rikthyer në formë sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh fillimisht Skriniar.

Më pas mbrojtësi sllovak zbuloi edhe më shumë për gjendjen e tij. “Unë nuk jam shumë mirë. Kam probleme me shpinën, ndërsa dhimbjet më arrijnë deri në fundin e këmbës. Fatkeqësisht nuk mund të luajë dy sfidat me Kombëtaren”, u shpreh ndër të tjera Milan Skriniar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco