Shkarkohet Miroslav Klose, humbi 22 nga 26 ndeshje si trajner

Shkarkohet Miroslav Klose, humbi 22 nga 26 ndeshje si trajner

15:06, 22/03/2023

Miroslav Klose, një nga legjendat e futbollit gjerman është shkarkuar nga posti i trajnerit në Austri.

Prej disa muajsh Klose mori drejtimin e ekipit Altach, ku duket se nuk pati sukses si trajner. Në 26 ndeshje ai fitoi vetëm 4 dhe humbi 22 të tjera. Ky rezultat ka bërë që drejtuesit e ekipit të ndërpresin kontratën me teknikun Klose.

Drejtuesit e ekipit në një komunikim me mediat thanë se pas një analize të rezultateve vendosën që largojë trajnerin dhe ndihmësin e tij, me efekt të menjëhershëm.

Klose mori drejtimin e skuadrës austriake në korrik të vitit të kaluar. Më herët kishte përvojën si asistent në drejtimin e ekipit të Bajernit.

Në karrierën e tij si futbollit, Klose njihet si një nga lojtarët më të mirë të kombëtares gjermane. Ai ka luajtur për ekipin kombëtar 137 ndeshje dhe ka shënuar 71 gola. Ndërsa në ekipe të ligave të ndryshme ka zhvilluar 530 ndeshje dhe ka shënuar 212 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco