Anis Mehmeti: Silvinho më ka thënë që duhet të veproj njësoj si në Angli

Anis Mehmeti: Silvinho më ka thënë që duhet të veproj njësoj si në Angli

13:58, 22/03/2023

Kombëtarja kuqezi do të udhëtojë të dielën drejt Varshavës teksa do të përballet me Poloninë në datën 27 mars për ndeshjen e parë kualifikuese në “Euro 2024”. 

Mesfushori i Bristol City në Angli, Anis Mehmeti, do të debutojë për herë të parë me Kombëtaren dhe në prag të kësaj sfide ai ka dalë në një konferencë për mediat.

“Jam i lumtur që më kanë thirrur në Kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka.

Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar, janë gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu. Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Silvinho më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli.

Unë jam gati për të luajtur. Ne përqendrohemi se çfarë do të bëjmë ne në fushë dhe jo te kundërshtari, do bëjmë lojën tonë. Championship është nivel i fortë”, deklaroi Mehmeti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco